(1872-1947 / Albania)

Hymni I Flamurit

Rreth flamurit të përbashkuar,
me një dëshirë e një qëllim.
Të gjithë atje duke u betuar,
të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ai largohet,
që është lindur tradhëtor.
Kush është burrë nuk frikohet,
por vdes, por vdes si një dëshmor.
Në dorë armët do t'i mbajmë,
të mbrojmë atdheun në çdo kënd.
Të drejtat tona ne s'i ndajmë,
këtu armiqtë s'kanë vend.
Prej lufte veç ai largohet,
që është lindur tradhëtor.
Kush është burrë nuk frikohet,
por vdes, por vdes si një dëshmor.

User Rating: 3,3 / 5 ( 17 votes )

Comments (0)

There is no comment submitted by members.