It's Never Too Late

Poem By T. M. Moore

Pas vdekjes...

Një vajzë, mollëzat e gishtërinjëve bren
Me dhëmbët e saj prej kokërrizash të imta fildishi.
Flokët shkul dhe nduk një grua aty pranë
si të jenë mustaqe të gjata e të njelmëta misëri..
Ndërsa një djalë, me thëmbrën e këmbës tokën grryen
Asgjëje të ndodhur si beson,
thuajse prej vargjeve të tua
përbrëndshëmi i vjen ngushëllimi.

Kështu të përcjellin ty në botën e përjetshme.
Brëndësis së dheut të lutjeve dhe rënkimeve tona.
Në hirin e ftohtë ku shpirtat e kreshpëruar
lulëzojnë në të njëjtin livadh me luledelet dhe vjolat.

Më pas do të këndohen për ty shumë këngë.
Do të tregohen si legjendat mitike ca të tuat bëma.
Por pas kësaj s'do të rrinë pa u gjalluar dhe gojë të liga,
që kafenesh e skutash të errëta do të thurrin intriga,
ende pa u tharë eshtërat e tua të njoma.

Do të kujtojnë si bujkun e plagosur që me thonjë
pastronte plagët e maisura të tokës.
Lumturinë tënde therëse për artin e shërimit të shpirtit.
Do të kujtojnë metrikën e çrregullt të hiteve
Ku ti të hapur na le deriçkën e ndryshkur të enigmave,
Tok me çelsin e çkyçjes së diagramës së jermit
dhe ngurosjes së sifilizit.

Në vajin tonë të përjetshëm do të kthehet kënga jote.
fshehur lëpiskave të argjëndëta dhe aheve të korijes.
Sepse ti në këmbë doje të vdisje,
si djemt e rrahur përpara altarit të Artemisës së Orties.

Comments about It's Never Too Late

There is no comment submitted by members.


Rating Card

5 out of 5
0 total ratings

Other poems of MOORE

Dashuria Ime

Dashuria ime

Dashuria ime, melankoli dhe pikëllim.
Shumë më ndryshe sot do të doja të më ishe.

Mos Shkoni Larg Më Thotë Dikush

Duke qëndruar jam në një hapsirë boshe..
Mbështetur në një pikën kulmore, të kujtoj.
Tek ty dua të gjej një fjalë të ngrohtë.
Atë që vite më ka munguar, që më joshte.

Qytetit Tim

Pushtuar i tëri je sot
prej fashosh të trasha resh grirore.
Ngaherë humbasin mes të kaltrës së detit të sert.
Si ujërat e turbullta,

Kjo Kurorë E Praruar E Bukurie.

Kjo kurorë e praruar e bukurie.

Vdekja, kurorë e praruar e bukurisë.
Nëna e nënave që lind e rrit fëmijët e erës.

Ne Dhe Hena Xheloze

Ne dhe hëna xheloze…….

E dija që më prisje..…..
Dhe unë të erdha turravrap.

Sot Ndjesë Ju Kërkoj…….

Sot ndjesë ju kërkoj…….

Sot ndjesë u kërkoj për të pakëtat fjalë.
Për sytë që më marrin ngjyrimin e perëndimit.